Lukaku regon ndaj tifozëve, pas shënimit të 2 golave ndaj Sasuolos

Romelu Lukaku rikthehet në qendër të vëmendjes me fanellën e Interit, duke i hapur rrugën zikaltërve. Falë suksesit të arritur ndaj Sassuolos, skuadra e Simone Inzagit rikthehet në vendin e tretë në Seria A.

Megjithatë, sezoni i Lukakut nuk ka qenë shumë pozitiv, i kushtëzuar nga një dëmtim që ndikoi në paraqitjet e qendërsulmuesit. Nuk munguan kritikat dhe festimi i mbrëmshëm,  sipas gazetës spanjolle “AS”, duket se është shkaktuar pikërisht nga pakënaqësia e tifozëve në lidhje me sezonin e tij me ulje-ngritje.

Tashmë ish-sulmuesi i Çellsi-t ka gjetur formën e tij më të mirë, dhe synon të fitojë një vend në formacionin titullar për derbin e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Milan-it.

LEXO EDHE:

Back to top button