Zbulohet lista e dëshirave të Poketinjos në merkaton e verës

Sipas mediave angleze, Maurisio Poketinjo ka përpiluar listën e dëshirave të tij të merkatos për sesionin e verës. Sipas “The Mail”, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez është opsioni numër 1 i Poketinjo-s kur vjen puna për të marrë një qendërsulmues. Ylli i Interit, 25 vjeç, shihet si një alternativë ndaj Viktor Osimhen të Napoli-t, i cili është gjithashtu në radarin e Çellsi-t, por për të cilin interesohet edhe Man. Junajted.

Një tjetër bashkatdhetar për të cilin interesohet Poketinjo është portieri i Aston Villa-s, Emi Martinez.

Kapiteni i Uest Hemit, Deklan Rajs është një tjetër objektiv i Poketinjos, pasi ai duket se do të largohet nga “Hammers”-at në fund të sezonit. Mesfushori anglez, 24 vjeç, është një objektiv edhe i Arsenali-t dhe Man. Junajtedit, por Chelsea është në dijeni se ai është një tifoz i Bluve që në fëmijëri.

Dhe Aleksis Mek Allister i Brajtonit është njeriu i pestë dhe i fundit në listën e objektivave të Poketinjos. Menaxheri i tij ka konfirmuar se ai do të largohet nga Brajtoni në verë, me Liverpullin një tjetër destinacion potencial. Megjithatë, mund t’u duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm, me “Pulëbardhat” që thuhet se kërkojnë rreth 70 milionë funte për fituesin e Kupës së Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button