VIDEO / Trajneri i Njukasëllit flet për sulmin nga tifozi i Lidsit

Momente frike në ndeshjen Lids Junajted – Njuksaëll (2-2). Në një moment, një nga tifozët vendas ia doli t’i zinte forcat e sigurisë pa mendje, u fut në fushë dhe u turr drejt trajnerit kundërshtar.

Tifozi i Lidsit, nisi të ofendonte Edie Hau-in, të cilin e shtyu në një moment. Veprime për të cilat është përjashtuar përjetë nga stadiumet angleze, pasi në ishull nuk i tolerojnë aspak skena të tilla. Trajneri i Njuksaëllit u ndal pas ndeshjes tek episodi i hidhur.

“Nuk mund t’i përsëris ato fjalë që më tha, por më bëri të mendoj. Duhet të jemi më të kujdesshëm në lidhje me sigurinë në stadiume. Askush që përpiqet të argëtojë njerëzit nuk duhet të jetë në rrezik personal. Nuk kisha kohë të ndjeja frikë, thjesht ishte një skenë që më bëri të mendoj“, theksoi Haui.

 

LEXO EDHE:

Back to top button