Somali, gjashtë të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Të paktën gjashtë persona, përfshirë ushtarë të ushtrisë somaleze, u vranë, ndërsa tetë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe e cila kishte në shënjestër autokolonën e guvernatorit të rajonit Shabelle e Ulët dhe zyrtarët ushtarakë. Sulmi ndodhi në afërsi të Tehsile, rajoni i Shabelle e Ulët, e cila ndodhet rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Mogadishu, njoftoi një zyrtar.
Bille Adan, efektiv i policisë lokale, tha për AA përmes telefonit se shpërthimi u bë nga një minë, i ndjekur me konfrontim të armatosur midis ushtarëve dhe militantëve që i përkisnin grupit militant al-Shabaab. Adan tha se Govenor Abdukadir Mohamed Nuur Sidi i mbijetoi sulmit, ndërsa ushtarë të plagosur rëndë u transportuan në kryeqytet për mjekim. Mediat lokale raportuan se zyrtarë ushtarakë të huaj ishin gjithashtu pjesë e autokolonës. Grupi al-Shabaab i lidhur me Al-Kaidën me bazë në Somali mori përgjegjësinë e sulmit përmes internetit dhe tha se kishte në shënjestër forcat speciale somaleze të stërvitura në SHBA, të njohura si Danab.

LEXO EDHE:

Back to top button