Sonte mësohen kombëtaret finaliste në Kupën e Afrikës
Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen dy super ndeshje të Kupës së Afrikës, faza e gjysmëfinaleve.
Në orën 18:00, Senegali përballet me Egjiptit dhe pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Ndërkohë në orën 21:00, Nigeria do të takohet me nikoqirët, kombëtaren e Marokos.
Katër kombëtare janë parë si favorite për të fituar Kupën e Afrikës nga fillimi dhe sonte përballen njëra me tjetrën, për ta mësuar emrat e dy kombëtarëve që do të luajnë në finalen e madhe./Indeksonline/








