Sonte mësohen udhëtarët e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Borusia Dortmundi udhëton drejt “Stemoford Brixhit” me një epërsi minimale prej një goli dhe shpreson të ruajë atë dhe ta arrijë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dortmundi dy javë më parë e mposhti në stadiumin “Westfalen” skuadrën angleze me 1-0, ku ndeshja e dytë pritet të jetë e zjarrtë, pasi gjiganti anglez nuk do të pajtohet lehtë me eliminimin.

Te skuadra angleze do të mungojnë: Armando Broja, Edoard Mendi, Cesar Azpilikueta dhe Tiago Silva.

Në anën tjetër, te gjermanët nuk do të mund të luajnë Julian Rajerson, Adejemi, Jousoufa Moukoko, Mateu Morej, Abdoulaje Kamara, Donijell Malen dhe Zhulien Duranvill.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benfikës dhe Klub Brizh. Portugezët janë afër kualifikimit pasi fituan takimin e parë 2-0. Që të dy përballjet nisin në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button