Sonte, Robin Haxhi Krasniqi mbron titullin “IBO”

Robin Haxhi Krasniqi, sonte në Magdeburg të Gjermanisë, për herë të parë do të mbrojë titullin e peshave të rënda, në versionin IBO, kundër boksierit gjerman Dominik Bozell, ndaj të cilit edhe morri kurorën e kampionit.

Krasniqi, më 10 tetor të vitit 2020 u shpall kampion bote dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë përballje, ndërsa kundërshtari i tij, Bozell, u kthye në ring në muajin maj dhe mundi Ondrej Budera-n.

Kujtojmë se Krasniqi ka zhvilluar 57 përballje, duke triumfuar në 51 prej tyre, prej të cilave 19 me nokaut. Ndërkohë Bosel ka zhvilluar 32 meçe dhe ka fituar 30 prej tyre, ndërsa 12 i ka mbyllur me nokaut.

LEXO EDHE:

Back to top button