Sonte zhvillohet sfida e parë e gjysmëfinales në Champions

Sonte do zhvillohet sfida e parë e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, në mes Real Madridit dhe Çellsit. Dy skuadrat kërkojnë vetëm rezultat pozitiv para përballjes kthyese, që do të zhvillohet në “Stamford Brixh”.

 

Trajneri i Çellsit, Tomas Tushel është i dyti trajner që është përballur se paku katër herë me Real Madridin dhe nuk di për humbje, ndërsa synon ta vazhdojë këtë rekord. Nga ana tjetër, ekipi i Real Madridit është i kompletuar edhe pse mungojnë disa yje, si Ferland Mendi, Serhio Ramos, Lukas Vazkez dhe Federiko Valverde.

Përballja e ‘zjarrtë’ nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

LEXO EDHE:

Back to top button