Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup të dielën në mbrëmje. Programi koncertal do të mbahet në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, ndërsa do jetë i përbërë nga arie të kompozitorëve botëror, si Puccini, Bellini, Verdi, Gounod, Massenet dhe të tjerë, shkruan Alsat.

Jaho është e njohur për rolet e saja, si Violeta, Madama Butterfly, Liu dhe shumë role të tjera në të cilat lë gjurmë origjinale sa herë që i interpreton. Ajo është fituese e çmimit ndërkombëtar Muzika Vokale 2021 për albumin e saj solo “Anima Rara”. I gjithë ky sukses i saj filloi që në momentin kur ajo vendos të largohet nga Shqipëria për në Itali, merr pjesë në gara të ndryshme të këndimit dhe shumë shpejt dallohet për zërin e saj të fuqishëm. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button