Bideni nënshkruan ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që konfirmon 40 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton BBC të shtunën.

Paratë përfaqësojnë paketën më të madhe të ndihmës amerikane që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt.

Projektligji, i cili do të ofrojë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore.

Bideni aktualisht ndodhet në Korenë e Jugut, në një udhëtim katër-ditor nëpër Azi.

Duke folur në Seul, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte një sulm ndaj “parimeve thelbësore ndërkombëtare”.

LEXO EDHE:

Back to top button