Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup të dielën në mbrëmje. Programi koncertal do të mbahet në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, ndërsa do jetë i përbërë nga arie të kompozitorëve botëror, si Puccini, Bellini, Verdi, Gounod, Massenet dhe të tjerë, shkruan Alsat.
Jaho është e njohur për rolet e saja, si Violeta, Madama Butterfly, Liu dhe shumë role të tjera në të cilat lë gjurmë origjinale sa herë që i interpreton. Ajo është fituese e çmimit ndërkombëtar Muzika Vokale 2021 për albumin e saj solo “Anima Rara”. I gjithë ky sukses i saj filloi që në momentin kur ajo vendos të largohet nga Shqipëria për në Itali, merr pjesë në gara të ndryshme të këndimit dhe shumë shpejt dallohet për zërin e saj të fuqishëm. /Alsat.mk








