Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Skuadra e Real Sosiedatit, erdhi deri te titulli në Kupën e Spanjës, pasi që në finale, mundi Atletik Bilbaon me 1-0. Ishte trofeu i parë për skuadrën nga Sen Sebastiani, pas pritjes 34 vjeçare, pasi që ajo e fundit ishte në vitin 1987. Sa si rëndësishëm është trofeu për skuadrën e Sosiedatit, mund të vërehej në reagimin e trajnerin të kësaj skuadre në pres konferencën pas ndeshjes.

 

 

Mirëpo skuadra e Sosiedatit bëri edhe një hap tjetër të madh dhe vendosi që trofeun t’ia dedikojë punëtorëve shëndetësor, të cilët në dy vitet e fundit janë në linjën e parë kundër pandemisë “Covid 19”. Futbollistët e klubit të drejtuar nga kapiteni Mikel OjerZaball, vizituan spitalin në San Sebastian, me qëllim që mjekët dhe tërë personeli mjekësor të shjojnë trofeun dhe të ndajnë gëzimin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button