Sot bëhen 72 vite nga pushkatimi i Sabiha Kasimatit

Sot bëhen 72 vite nga pushkatimi i Sabiha Kasimatit

Më 15 shtator 1912 lindi shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

Ajo lindi në Edërne të Turqisë, në një familje intelektuale libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, Kasimati vijoi studimet në Liceun Francez të Korçës, si e para femër që ndoqi këtë shkollë. Më pas, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, në Shkollën Amerikane të Kavajës, në Institutin “Nana Mbretneshë”, si dhe në Liceun e Korçës.

Në vitin 1936 iu akordua bursë shtetërore për studime në Itali, në Fakultetin e Shkencave Biologjike, në Universitetin e Torinos, ku u dallua për rezultate të shkëlqyera. Në 18 shkurt 1943, Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare, vendosi të krijojë pranë tij, një muze të shkencave dhe për këtë u ngarkua Sabihaja. Edhe gjatë viteve të para të komunizmit, ajo vazhdoi kërkimin shkencor krah figurave të shquara, si: Çabej, Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta etj.

Shpërthimi në oborrin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt 1951, u konsiderua si “akt terrorist” nga regjimi, i cili e përdori si pretekst për arrestimin e 22 intelektualëve që do të pushkatoheshin në netët e 26 dhe 27 shkurtit. Mes tyre gjendej e vetmja vajzë, Sabiha Kasimati. Ndonëse e shpallur “armike e popullit”, puna shkencore e saj do të përvetësohej dhe do të botohej në vitin 1955, nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakowa dhe të dy studiuesve shqiptarë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot portretin e Sabihasë, si dhe korrespodencën e Ernest Koliqit, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, me shkencëtaren./r.e./

LEXO EDHE:

Back to top button