Sot, dita e parë e pagës së re minimale

Sot, dita e parë e pagës së re minimale

Për punëtorët sot ishte dita e parë e pagës së re minimale. Nga ky muaj, paga më e ulët mujore do të jetë mbi 20 mijë denarë. Punëdhënësit thonë se nuk është problem ngritja e pagës minimale, por do të jetë sfidë se si të harmonizohet pjesa tjetër e pagave. Situata do të jetë problematike edhe në sektorin publik, shumë nëpunës do të kenë ngarkesa të ndryshme dhe do të marrin pothuajse të njëjtën pagë. Rritja e pagës minimale dhe rreziqet e nivelizimit është tema e sotme e emisionit “Magazina Ekonomike”, që transmetohet në Alsat në orën 22:20.

“Pagë minimale duhet të marrin një pjesë shumë e vogël e punëtorëve, është si një lloj i minimumit, pagat e tjera duhet të rriten. Ne nuk mund ta rrisim vetëm pagën minimale dhe të mos i rrisim edhe pagat tjera.  Si ka mundësi që 34 mijë denarë është paga mesatare dhe punëtorët ankohen se buka është më e shtrenjtë për dy-tre denarë. E dini si? Disa shtete e zgjidhin atë duke marrë pagën minimale nga paga mediale. Me pagën mesatare është shumë e parregullt. Drejtori i DAP tha se dikush nga Shkupi ka pagë 166 mijë euro. Imagjinoni sa ai e ngrit pagën mesatare”, deklaroi Angell Dimitrov – organizata e punëdhënësve.

LEXO EDHE:

Back to top button