Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Kjo ditë në vende të ndryshme të botës shënohet me aktivitete të shumta. Ndërsa, në Kosovë kjo ditë sot do të shënohet me një takim virtual të misionit UNDP në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës me temën “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. /KosovaPress/

LEXO EDHE:

Back to top button