Sot, ditëlindja e Faruk Begollit

Sot, ditëlindja e Faruk Begollit

Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli, aktori i mirënjohur shqiptar nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe mbarë ballkanin. I biri i kryebashkiakut Sefedin bej Begollit dhe Elmazes së Jashar Pashës.

Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Begolli luajti në më shumë se 60 filma.

Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet e ’90 ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.

Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut. Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti.

Faruk Begolli ndërroi jetë më 23 gusht 2007, pas një beteje të gjatë me kancerin.

LEXO EDHE:

Back to top button