“Dokumentet e udhëtimit”, shoferët përballen me kaos në transportin ndërkombëtarë

“Dokumentet e udhëtimit”, shoferët përballen me kaos në transportin ndërkombëtarë

Gazetar: Adnan Qaili

Shoferët tanë po përballen me kaos në transportin ndërkombëtar për shkak të dokumenteve. Kompanitë transportuese thonë se qindra “kamionxhinjë” aktualisht janë nëpër rrugët dhe terminalet e Evropës dhe rajonit, por jo të gjithë shoferët dhe automjetet e tyre transportuese të mallrave kanë dokumente të reja. Nga Asociacioni “Makam Trans” thonë mallrat për import mund të vonohen shumë, duke shkaktuar rrezik për mungesë të produkteve në treg. Ata kanë dërguar shkresë deri te Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit për zgjidhje.

“Kemi kërkuar nga MPB që kërkesat e shoferëve për ndryshimin e dokumenteve të bëhen në një sportel të posaçëm për të mundësuar procedura të shpejta për marrjen e pasaportave, letërnjoftimeve, patentave të shoferëve dhe lejeve të qarkullimit sepse kamionët e tyre kanë ngecur jashtë shtetit amë. Shoferët e kanë shumë të vështirë të lëvizin deri tek ambasadat apo konsullatat për tu pajisur me fletudhëtimi”, tha Sanja Milloshevska – Drejtoreshë në Asociacionin “Makam-Trans”.

Nga resori ekonomik i Qeverisë nuk e shohin si problem të madh këtë çështje, ndonëse shoqatat e transportuesve ngrenë alarmin se pasojat do të ndjehen javëve në vazhdim. Fatmir Bytyqi, tha se nuk kanë arritur kërkesa deri në zyrën e tij, por shprehet i gatshëm të ndihmojë pa specifikuar mënyrën si.

“E di që kemi diskutuar me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ata nuk kanë probleme serioze. Mund të ketë përjashtime nga transportuesit, të cilët nuk i kanë zgjidhur problemet me lejet e qarkullimit, me patentat e shoferëve e kështu me radhë si dokumente plotësuese. Nëse paraqitet ky fenomen, sigurisht që jemi të gatshëm tu dalim në mbështetje si në sektorin privat ashtu edhe atë publik, ne gjithmonë ju kemi ndihmuar kur ka qenë e nevojshme”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Nga Asociacioni “Makam Trans” thonë se transporti i mallrave në eksport-import do të ngadalësohet siç ishte në periudhën e pandemisë. Sipas tyre kapacitetet e kompanive të transportit do të përgjysmohen deri në zëvendësimin e të gjitha dokumenteve, gjë që do të shkaktojë edhe humbjen e disa transporteve, uljen e qarkullimit sepse transporti i mallrave në 96% të rasteve kryhet në rrugë rrugore në vendin tonë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button