Sot do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave në Shkup

Sot do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave në Shkup

Gjatë ditës së sotme do të bëhet dezinsektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.

Siç informojnë autoritetet e qytetit, nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi ajror kundër larvave të mushkonjave në Shkup.

Dezinsektimi tokësor i zonës së Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave do të bëhet nga data 8 deri më 11 gusht 2022, nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të ditës në vijim.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, ai do të bëhet në ditën e parë në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button