Sot luhet finalja e Ligës së Konferencës

Sot luhet finalja e Ligës së Konferencës

Fiorentina dhe West Ham United për herë të fundit fituan një trofe evropian në vitet e hershme të 1960-ave, dhe njëra prej skuadrave do t’i jep fund kësaj serie sot.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë do të jetë nikoqir i finales së sotme të Ligës së Konferencës mes Fiorentinas dhe West Hamit, raporton KosovaPress.

Për ta siguruar këtë finale, Fiorentina e eliminoi në gjysmëfinale Baselin me rezultat të përgjithshëm 4:3, kurse West Hami e mposhti AZ Alkmaar 3:1.

Lojtarët për t’i shikuar: Me shtatë gola, Arthur Cabral i Fiorentinas është bashkë-golashënuesi më i mirë i garës në këtë sezon, ku tre golat e fundit të tij erdhën para pjesës së parë. Në anën tjetër, West Hami shpreson që të gjej golin me Michail Antonion, i cili ka shënuar gjashtë gola në Ligën e Konferencës, të gjithë pas minutës së 35’.

Fakt interesant është që Fiorentina ka shënuar një mesatare prej 2.57 golash për ndeshje të Ligës së Konferencës, krahas West Hamit që ka një mesatare prej 2.25 golash.

21:00 Fiorentina – West Ham (Stadiumi Fortuna Arena – Pragë)

LEXO EDHE:

Back to top button