Maxar Technologies ka publikuar fotografi satelitore të një fshati në rajonin jugor të Khersonit, të marra para dhe pas shkatërrimit të digës dhe përmbytjeve që rezultuan.

Fotoja e sipërme tregon fshatin Korsunka të realizuar me satelit më 15 maj, ndërsa fotografia e poshtme është bërë mbrëmë pas përmbytjes së fshatit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka marrë një ofertë serioze dhe të fuqishme nga liderët e vendeve perëndimore për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Kiev. Ai shtoi se ishte duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët kryesorë.
“Partnerët tanë e dinë se sa avionë na duhen”, tha Zelenski.
Kievi tani është duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët e tij, duke përfshirë një “marrëveshje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky. Është ende e paqartë se cilët nga aleatët e Kievit janë të gatshëm të dërgojnë avionë perëndimorë në Ukrainë.
Rreth 42 mijë persona janë në rrezik përmbytjeje në të dy anët e lumit Dnieper pas shkatërrimit të djeshëm të digës Kakhovka, njoftuan sot autoritetet ukrainase, duke paralajmëruar se kulmi i valës së ujit do të pasojë sot.
Fotografia më poshtë tregon krahasimin e fotove të shtëpive dhe fermave në fshatin Korsunkë më 15 maj dhe dje pas përmbytjes së shkaktuar nga shkatërrimi i digës “Kahovka”.
1/ Damage to the #Kakhovka Hydroelectric Power Plant (KHPP) dam in the early hours of June 6 caused massive flooding of the #Dnipro River delta, river wetlands, estuaries, and shoreline settlements in #Kherson Oblast.
Our latest: https://t.co/GZRLSWO9ig pic.twitter.com/tyiHqiJD0k
— ISW (@TheStudyofWar) June 7, 2023








