​Sot mbyllet faza e çerekfinales së Ligës së Kampionëve

​Sot mbyllet faza e çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Pas dy ndeshjeve të mbrëmshme ku Paris Saint-Germain eliminoi Barcelonën dhe Borussia Dortmundi e eliminoi Atletico Madridin, sot do të mësohen edhe dy gjysmëfinalistët e fundit të kësaj gare.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, raporton KosovaPress.

Ndeshja e parë në “Emirates” të Londrës u mbyll me rezultat të barabartë 2:2, andaj sot pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë me të dy skuadrat që e dëshirojnë një vend në gjysmëfinale.

Ndërkaq, ndeshja kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, ku kampioni aktual evropian, Manchester City e pret në shtëpi Real Madridin.

Ndeshja e kaluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me shifrat 3:3, rezultat ky që lë gjithçka të hapur sa i përket skuadrës që eliminohet sot.

Ndeshjet e sotme:

21:00 Manchester City – Real Madrid

21:00 Bayern Munich – Arsenal

LEXO EDHE:

Back to top button