Katy Perry është përballur me një incident veshjeje gjatë një spektakli

Katy Perry është përballur me një incident veshjeje gjatë një spektakli

Katy Perry është përballur me një incident veshjeje gjatë spektaklit të “American Idol” kur lidhëset e bluzës së saj metalike u këputën derisa iu desh të fshihej prapa një jastëku.

Ishte vetë këngëtarja e cila publikoi një video në Instagram, ku po përpiqej të rregullonte bluzën në mes të emisionit. Katy shihet derisa mbante bluzën me duart të saj, derisa e përfshiu sikleti për ta rregulluar sa më shpejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

“Nëse nuk rregullohet, shikuesit do të shohin më shumë se sa kanë pritur”, theksoi ajo. Në një moment, kolegu i saj në juri, Luke Bryan gjithashtu u përpoq ta ndihmonte, por hoqi dorë disa çaste më vonë.

Në një moment, këngëtarja u desh të fshihej nën tavolinë dhe gjithashtu të mbulonte gjoksin me jastëk.

Pas shfaqjes, Perry foli për Access Hollywood për incidentin dhe pranoi se ajo e dinte se po rrezikonte me këtë veshje të pazakontë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button