Sot më shumë protestues serbë në Zubin Potok, provokojnë me këngë nacionaliste

Sot më shumë protestues serbë në Zubin Potok, provokojnë me këngë nacionaliste

Edhe sot po vazhdon protesta në pjesën veriore të vendit.

Në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestueseve në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkaq, për dallim nga ditët tjera, sot nuk shihet ndonjë protestues me maska, raporton KosovaPress.

Pranë objektit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pak më tej ka pjesëtarë të KFOR-it.

Protestuesit vazhdojnë të provokojnë me këngë nacionaliste.

Ndryshe, serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

LEXO EDHE:

Back to top button