Sot nis sesioni i ri parlamentar në Shqipëri

Sot nis sesioni i ri parlamentar në Shqipëri

Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare do të zhvillohet në orën 18:00.

Seanca e parë pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi në rendin e ditës është miratimi i programit të punës dhe kalendari i punimeve për 3 javët në vijim.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që të përfshi në kalendarin e punimeve të kuvendit, tree nisma ligjore të Partisë Demokratike që lidhen me de-komunistizimin.

Kjo forcë politike kërkon kthimin në muze kombëtar të burgut të Spaçit dhe kampit të Tepelenës.

Po ashtu, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe nisma e tretë është ajo e de-komunistizimit.

Edhe nismat e Partisë Socialiste të depozituara në fund të korrikut, që kanë të bëjnë me ndryshime në ligjin e dosjeve të vitit 2015 dhe kodin zgjedhor janë bërë pjesë e kalendarit të punimeve.

Në këtë sesion do të vijojë puna edhe për verifikimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila akuzohet nga opozita se ka shkelur kushtetutën duke e akuzuar si përfituese nga pasuritë shtetërore përmes bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Për herë të parë pas pandemisë, në Parlament rikthehet votimi elektronik. Konferenca e Kryetarëve shfuqizoi vendimet e mëparshme për zbatimin e masave për mbrojtjen nga pandemia e COVID-19. /Euronews Albania/

LEXO EDHE:

Back to top button