Sot nisi edicioni i 30 i basketbollit vendor

Me përaballjen në mes skuadrës së Feniksit dhe FMP-së, nisi edicioni i 30 i basketbollit vendor në konkurrencën e seniorëve. Mbrojtësi i titullit, skuadra e MZT Skopjes, nis mbrojten e titullit në transfertë, duke qenë pjesë e derbit të rundit të parë, kur takohet me Pelisterin në Manastir. Kjo përballje do të zhvillohet gjatë ditës së diel, në orën 18.30. Ndërkohë sot, në orën 16.30, nis sfida në mes MZT Skopje Uni Banka dhe Rabotniçkit, ndërsa pak më vonë, në palestrën në Kavadar, skuadra e Euro Nikelit përballet me Gostivarin. Sfidat që mbyllin javën e parë, do të zhvillohet gjatë ditës së hënë. Fillimisht, në orën 17.30, skuadra e Kozhuvit, në Gjevgjeli, takohet me skuadrën “TFT” dhe 30 minuta më vonë, Kumanova sfidon skuadrën “Angeli”.

LEXO EDHE:

Back to top button