Sot nuk filloi pastrimi i substancës helmuese lindan nga oborri i fabrikës OHIS

Sot nuk filloi pastrimi i lindanit nga fabrika Ohis, siç paralajmëroi Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini. Moti është shumë i nxehtë dhe nuk ka çadër të veçantë për sigurimin e lokacionit. Sot u bë vetëm prezantimi i planit se si do të shkojë procesi.

“Këto janë dy deponitë në ish-gjigandin kimik Ohis. Këtu ka 59,000 tonë mbetje të rrezikshme. Deponia e vogël prej 7,000 tonë lindan do të fillojë të pastrohet”.

Por fillimisht do duhet të vendoset një çadër e posaçme mbi vendin, e cila do duhet të vijë nga Italia. Në deponinë e vogël, lindani dhe kimikatet e tjera janë në thellësi prej një metër e 70 centimetra, ndërsa nuk dihet nën këtë sa është e ndotur toka. Procesin e pastrimit do e bëjë një kompani nga Greqia.

Do të ketë njësi speciale filtrimi, për filtrim negativ në vetë lokacionin. Për të gjithë punëtorët do të sigurohet mbrojtje e posaçme e frymëmarrjes dhe të gjitha këto teknologji do të zbatohen në përputhje me standardet më të larta – tha Kostas Cirikos, Kompania e Pastrimit të Lindanit.

Ministri Nuredini tha se fillon pastrimi i një pike të nxehtë mjedisore në vend.
Deponia e vogël do të pastrohet gjatë gjithë vitit. Dheu dhe lindani do të nxirren jashtë vendit për shkatërrim. Lindani do të përfundojë në Francë, ndërsa dheu në Hollandë. Për pastrimin do të paguhen rreth 8 milion euro. 1.7 milion euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit, ndërsa mjetet tjera janë donacione. Për pastrimin e deponisë së madhe, e cila është ngjitur me atë të voglën dhe në të cilën ka 52,000 ton mbeturina të rrezikshme, tek në vijim do të kërkohen para.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button