Sot pritet të prezantohet progres-raporti për Shqipërinë

Sot pritet të prezantohet progres-raporti për Shqipërinë. Të mërkurën në Tiranë vjen Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheleyi. Vizita e tij vjen në një klimë të tensionuar politike, pas miratimit të kodit zgjedhor pa konsensus.

Komisioneri për Zgjerimin pritet të mbajë një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë, të mërkurën rreth orës 19:10 sipas lajmërimit nga ambasadori Soreca, ndërsa do të takohet me Presidentin shqiptar Ilir Meta, kryeministrin Rama, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me drejtues të organeve të vetting-ut. Po ashtu, gjatë kësaj vizite, e cila shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit, Komisioneri Varheleyi pritet të prezantojë edhe raportet vjetore ekonomike dhe planet e investimit nga Bashkimi Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button