Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë

Qysh nga viti 1993, njerëzit ndërgjegjësohen për nevojën e zhdukjes së varfërisë, jo vetëm në vend por në mbarë botën. Një ndërgjegjësim të tillë bëjnë veçanërisht vendet në zhvillim.
Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.
17 tetori i vitit 1987, është data kur më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris, për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, urisë dhe dhunës.
Edhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.