Dëgjohen shpërthime të shumta në Kiev

Dëgjohen shpërthime të shumta në Kiev

Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi sirenat e sulmit ajror u ndezën.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se janë dëmtuar ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy, raporton BBC.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikaze.

Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse, në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur.

Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale (04:00 GMT), tha Paul Adams i BBC-së, i cili ndodhet në qytet.

Klitschko përmes një shkrimi në Telegram, tha se ata ishin në lagjen Shevchenkivskiy, i cili u godit nga disa sulme javën e kaluar.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet e javës së kaluar ishin si hakmarrje për bombardimin e një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.

Ishte hera e parë gjatë luftës që qendra e Kievit ishte vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë.

LEXO EDHE:

Back to top button