Tetë viktima nga zjarri në një burg të Iranit

Tetë viktima nga zjarri në një burg të Iranit

Autoritetet iraniane kanë thënë se të paktën tetë të burgosur kanë humbur jetën si pasoj e zjarrit në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, si pasojë e zjarrit.

Ende nuk dihet si ka nisur zjarri në mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që janë duke vazhduar protestat kundër Qeverisë në Iran, të nxitura pas vdekjes së një vajze sa ka qenë në mbajtje.
Mahsa Amini, 22-vjeçare, është ndaluar nga Policia për Moral, javë më parë, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Mizan, të gjithë të vdekurit në burg kanë qenë të akuzuar për vjedhje.
Mizan e ka përshkruar incidentin si “përleshje mes të burgosurve dhe zjarr”, pa ofruar të dhëna për të mbështetur këtë pretendim.

Aktivistët jashtë Iranit kanë thënë se mbesin skeptikë për pretendimet e Qeverisë iraniane, sidomos pasi përshkrimet për protestat kombëtare dallojnë prej situatës në teren.
Qindra persona janë aktualisht në burgun Evin.

Në këtë burg mbahen edhe të dënuarit për arsye politike, si dhe figurat e afërta me Perëndimin.
Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë disa herë se në këtë burg abuzohen vazhdimisht të drejtat e njeriut./ REL

LEXO EDHE:

Back to top button