Sot vazhdon Liga e Kombeve me disa ndeshje interesante

Menjëherë pas kompletimit te grupeve, sot do të vazhdojë Liga e Kombeve në kuadër të grupeve A, C, D me disa ndeshje interesante, përcjell KosovaPress.

Ndër ndeshjet më interesante të programit të sotëm janë Portugalia kundër Francës dhe Zvicra kundër Spanjës, të cilat janë në kuadër të Grupit A dhe do të startojnë me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë është i bashkangjitur orari i ndeshjeve së bashku me ndeshjet në kuadër të grupeve përkatëse.

Grupi A

Gjermania – Ukraina 20:45 (Red Bull Arena Leipzig)

Portugalia – Franca 20:45 (Estadio da Luz)

Suedia – Kroacia 20:45 (Friends Arena)

Zvicra – Spanja 20:45 (St. Jakob-Park)

Grupi C

Azerbajxhani – Mali i Zi 18:00 (SRC Zapresic)

Qipro – Luksemburgu 18:00 (GSP Stadium)

Grupi D

Malta – Andorra 15:00 (Ta’ Qali National Stadium)

San Marino – Gjibraltari 15:00 (San Marino Stadium)

Latvia – Ishujt Faroe 18:00 (Daugava Stadium in Riga)

LEXO EDHE:

Back to top button