Sanksionohen 172 vozitës në Sopishtë dhe Kisella Vodë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Kisella Vodës dhe Sopishtës janë shqiptuar gjithsejtë 172 gjoba, prej të cilave për ngasje të automjetit pa patentë shoferi 18, për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara 17, për ngasje të automjetit nën ndikim të alkoolit 6 gjoba dhe 16 të tjera për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button