Sot vjen “Derby della Madonnina” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Sonte (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja gjysmëfinale mes dy rivalëve të njohur lokal, Milanit dhe Interit, në takimin e njohur si “Derby della Madonnina”.

Pas ndeshjes së ditës së martë mes Real Madridit dhe Man. Sitit, tani radha është për ndeshjen e dytë, po aq interesante mes Milanit dhe Interit. Rivalët e vjetër lokal janë gati për ndeshjen e njohur si Derby della Madonnina e cila pritet të zhvillohet në “San Siro” në orën 21:00.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me formë relativisht pozitive, pa humbje nga pesë ndeshjet e fundit, ku ka dy fitore dhe tri barazime. Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzagit është në formë të lartë pasi ka pesë fitore radhazi. Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme, më 16 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button