SpaceX ka lëshuar një satelit për eksplorimin e oqeanit me vlerë 948 milionë dollarë
SpaceX ka lëshuar satelitin e kërkimit mjedisor PACE të NASA-s, një anije kozmike gati miliardë dollarëshe që u ka mbijetuar kërcënimeve të shumta të anulimit dhe tani është gati të hedhë dritë të re mbi ndryshimet klimatike.

Sipas NASA-s, të dhënat do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë se si oqeani dhe atmosfera shkëmbejnë dioksidin e karbonit, dhe gjithashtu do të zbulojnë se si aerosolet mund të stimulojnë rritjen e fitoplanktonit në oqeanin sipërfaqësor.
Today we put the PACE in space! The newest @NASAEarth observing satellite launched on Feb. 8 at 1:33am ET (0633 UTC).
It will study ocean health, air quality and climate change: https://t.co/M1fpG96JVX pic.twitter.com/BGtWhAZKAq
— NASA (@NASA) February 8, 2024
“Oqeanet mbulojnë 70% të sipërfaqes së planetit, por janë një nga pjesët më pak të kuptuara të sistemit të Tokës. “PACE do të avancojë thellësisht të kuptuarit tonë se si funksionojnë oqeanet dhe si është jeta në oqeane,” tha Karen St. Germain, drejtore e Divizionit të Shkencave të Tokës të NASA-s.
I vonuar me dy ditë për shkak të erërave të forta në vendin e nisjes, misioni filloi në orën 1:33 të mëngjesit të enjten, kur nëntë motorët e fazës së parë që fuqizonin raketën Falcon 9 të SpaceX u ndezën, duke ndriçuar qiellin e thellë të natës mbi Kepin Canaveral.
We have liftoff 🚀
Our PACE spacecraft is on its way to study microscopic organisms in our ocean and particles in the air. pic.twitter.com/SvxY1EErdx
— NASA (@NASA) February 8, 2024
Duke bërë një shfaqje spektakolare, Falcon 9 u largua në një trajektore jugore mbi Oqeanin Atlantik jo shumë larg nga bregu lindor i Floridës.
Separation confirmed—PACE is now flying free from its @SpaceX Falcon 9 rocket.
We’ll be #KeepingPACE with the @NASAEarth spacecraft throughout its mission as it studies our ocean and clouds. pic.twitter.com/dhPgQSuPCM
— NASA (@NASA) February 8, 2024