Spanja dhe Suedia ndahen në “paqe”

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Seviljas. Ndeshja edhe pse plotësisht u dominua nga Spanja, përfundoi pa gola.

Spanja qysh nga minuta e parë ishte më e mirë duke rrezikuar portën me Dani Olmon, Alvaro Moratan apo edhe Koke, por të gjithë ishin të pafat para golit. Dy raste të arta i kishte edhe Suedia përmes Aleksander Isak, mirëpo asnjëra nuk u konkretizua.

Në fund, Spanja bëri disa super aksione, por portieri i Suedisë ishte në nivel të lartë duke bërë super pritje që befasuan të gjithë.

Me këtë barazim, Sllovakia mbetet lider në Grupin “E” me tri pikë, pozitat dy, respektivisht tre ndahen nga Suedia dhe Spanja me nga një pikë, derisa Polonia qëndron në fund pa pike.

LEXO EDHE:

Back to top button