Spanja me Luis De la Fuenten, ka ndryshuar 60 për qind nga Botërori “Katar 2022”

Vetëm dhjetë lojtarë nga të 26 të grumbulluarit në “Katar 2022” janë në listën e trajnerit De la Fuente në Gjermani. Unai Simon, David Raja, Karvahal, Laporte, Rodri, Pedri, Ferran Torres, Dani Olmo, Niko Uilliams dhe Morata janë të “mbijetuarit” e aventurës së dështuar aziatike. 16 të tjerët që ishin në Katar kanë mbetur në shtëpi. Dy, legjendarët Buskets dhe Zhordi Alba, janë tërhequr nga kombëtarja.

Përveç tyre, Balde, Gavi dhe Jeremi Pino janë të dëmtuar, kështu që ata nuk ishin në dispozicion për Luis de la Fuenten. Për vendim teknik, janë lënë jashtë: Robert Sançez, Azpilikueta, Pau Torres, Erik Garsia, Gijamon, Karlos Soler, Koke, Asensio, Sarabia, Ansu Fati dhe Lorente.

Ky i fundit ishte në listën me 29 lojtarë, por më nëfund ishte një nga tre të skarcuarit që nuk mori biletën për të udhëtuar në Gjermani. Luis de la Fuente gjeti bazën e skuadrës në “Final Four” në Ligën e Kombeve që u luajt vitin e kaluar në Holandë.

Pasaportizimi i shpejtë i Le Normand e lejoi atë të bashkohej në mbrojtje me Laporten. Dhe Naço, i cili nuk kishte shkuar me Luis Enriken në botërorin e vitit 2022, pati minuta kyçe në finale. Navas, i cili gjithashtu nuk kishte qenë në Katar, u bë një element i rëndësishëm në të djathtë dhe lojtarë sikurse edhe Mikel Merino apo Fabian Ruiz.

LEXO EDHE:

Back to top button