Spanja ndal Italinë që vendos rekord bote

Kombëtarja e Spanjës ka arritur ta ndal Italinë duke e mposhtur me rezultat 2-1. Vendimtarë në këtë ndeshje ishte Ferran Torres që shënoi dy gola, ndërsa italianët shënuan vetëm një herë përmes Lorezno Pellegrinit.

‘Azzurët’, para kësaj ndeshje ishin në një seri pozitive prej plotë 37 ndeshjeve pa humbje. Gjatë kësaj periudhë italianët kishin 28 fitore e nëntë barazime, duke u bërë kombëtarja me rekordin më të gjatë të ndeshjeve pa humbje.

Megjithatë kjo seri është ndalur nga Spanja që arriti të fitojë dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve. Njëherit është humbja e parë e Italisë që nga 10 shtatori i vitit 2018, kur e pësoi humbjen e fundit nga Portugalia 1-0.

LEXO EDHE:

Back to top button