Spanja në alarm/ Qeveria, mbi 2 miliardë euro do të përdoren për mungesën e ujit

Spanja në alarm/ Qeveria, mbi 2 miliardë euro do të përdoren për mungesën e ujit

Qeveria spanjolle ka caktuar një total prej 2.19 miliardë eurosh për të ndihmuar vendin nga ndikimi i thatësirës së zgjatur dhe përkeqësuese në vend, tha Ministrja e Mjedisit së Spanjës, Teresa Ribera.

Ministria e Mjedisit do të shpenzojë 1.4 miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës së re: si impiantet e shkripëzimit, dyfishimin e ripërdorimit të ujit urban dhe uljen e tarifave dhe detyrimeve për fermerët e prekur.

Ministria e Bujqësisë do të shpenzojë 784 milionë euro për të mbështetur prodhimin bujqësor në vend, i cili është një eksportues kryesor i frutave dhe perimeve në Evropë, dhe për të lehtësuar barrën e fermerëve nga thatësira dhe kostot në rritje.

Paketa e masave përfshin ndalimin e punës në natyrë gjatë nxehtësisë ekstreme, ndërsa vendi përpiqet të përshtatet me efektet e ndryshimeve klimatike.

Spanja po vuan nga një thatësirë ​​e zgjatur, prej fillimit të vitit vendi u godit nga temperaturat e larta, ku rekordet filluan të regjistrohen në tre muajt e parë të vitit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button