Spanja nuk lejoi befasi, mund “Dardanët” me 3-1

" "

Kombëtarja e Spanjës ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj Kosovës, duke fituar me rezultat 3-1. Vendasit dominuan gjithë pjesën e pare, sikurse në posedimin e topit, ashtu edhe në krijimin e rasteve. Në minutën e 14-të, Dani Olmo arriti që të shënojë një gol mjaftë të mirë pas asistimit të Zhordi Alba.

 

 

Vetëm dy minuta më pas, sulmuesi i Man. Siti, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për kombëtaren e Spanjës. Besar Halimi shënoi golin më të mirë në këtë ndeshje në minutën e 70-të, kur edhe Unai Simon bëri një gabim. ZHerard Moreno i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar gol pas një goditje nga këndi në minutën e 75-të. Kosova mbetet pa asnjë pikë në dy ndeshjet e zhvilluara në Grupin “B”, ndërsa Spanja kalon në vendin e parë me 7 pikë me tre ndeshje të zhvilluara.

 

LEXO EDHE:

Back to top button