Spanja tronditet me lëndimin e Gaja-s, gati ka zëvëndësimin

Kombëtarja e Spanjës vazhdon përgatitjet e saj për Kupën e botës “Katar 2022”, ndërsa së fundi janë përballur me një pengesë të madhe, pasi që mbrojtësi Hoze Gaja ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës. Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, mbrojtësi i Valencia-s u tërhoq nga seanca e fundit stërvitore, ndërsa mjekët janë optimistë për gjendjen e Gaja-s.

Mediat raportojnë se Spanja do të duhet të zëvendësojë mbrojtësin e majtë në rast se dëmtimi i tij nuk duket i mire. Në mesin e kandidatëve që mund të zëvëndësojnë Gaja-n janë: Alehandro Balde dhe Markos Alonso, që të futbollistët e Barcelonës.

Rregullat e FIFA-s lejojnë kombet të emërojnë një zëvendësues për një lojtar të dëmtuar në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button