Spanja vendos një rekord interesant ndaj Kosta Rikës

Kombëtarja e Spanjës ka vendosur një rekord në përballjen me Kosta Rikën.Spanja kompletoi 549 pasime vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, që është një rekord, pasi që spanjollët bëhen skuadra me më shumë pasime nga ndonjë skuadër tjetër, në çfarëdo pjese, në çfarëdo ndeshje, në të gjithë historinë e Kupës së Botës.

Ky është një rekord absolut. Treshja e mesfushës së Barcelonës, që startoi për Spanjën, e ndihmuar nga Rodri i Man. Sitit në qendër të mbrojtjes, priten të jenë një komponim i vështirë për secilën mesfushë kundërshtare.

Mbetet të shihet se si do të bëjë Spanja ndaj kombëtares së Gjermanisë, që në letër është nivel më i lartë sesa Kosta Rika.

 

“Jua kam thënë në këto dhjetë ditë dhe kur gjërat shkojnë kështu, futbolli bëhet një sport i mrekullueshëm. Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë që mund të kishte krijuar probleme, por ne ishin të jashtëzakonshëm me dhe pa top. Nga nesër në mëngjes do të fokusohemi në ndeshjen kundër Gjermanisë. Nuk e di se kush do të luajë të dielën, por nëse duam të arrijmë në finale do të duhet të aktivizojmë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë. Tani disa do të thonë se Kosta Rika ishte një kundërshtar shumë i dobët… Por nëse i analizon, do të shohësh se ata gjithmonë kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Botës”, u shpreh trajneri I Spanjës Luis Enrike.

LEXO EDHE:

Back to top button