Spanjë, vaksinat e para antiCOVID-19 për të moshuarit në azile dhe personelin shëndetësor

Strategjia e vaksinimit kundër COVID-19 në Spanjë parashikon 18 grupe të popullsisë, ku përparësi do të kenë të moshuarit në azile dhe punonjësit e qendrave shëndetësore dhe spitaleve, njoftoi sot ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, sipas agjencisë së lajmeve Efe.

“Grupet janë caktuar në bazë të katër niveleve të rrezikut: sëmundshmëria dhe vdekshmëria e rëndë, shkalla e ekspozimit ndaj sëmundjes, ndikimi socio-ekonomik dhe shkalla e transmetimit”, sqaroi ai.

Sipas Illa-s, plani përcakton tri faza përparësore të bazuara në disponueshmërinë e dozave.

E para: me administrim shumë të kufizuar të dozave, që zgjat nga janari deri në mars.

E dyta: nga marsi në qershor, në të cilin vaksinimet do të rriten progresivisht.;

E treta: që imunizon të 18 grupet e mbuluara të popullsisë.

LEXO EDHE:

Back to top button