Spanjollët kërkojnë dorëheqje për reagimin e ngadaltë të qeverisë ndaj përmbytjeve
Spanjollët kërkojnë dorëheqje për reagimin e ngadaltë të qeverisë ndaj përmbytjeve

Dhjetëra mijëra spanjollë marshuan në protestë më 9 nëntor përmes Valencias, në lindje të vendit. Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit rajonal, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për reagimin e vonuar ndaj përmbytjeve të javës së kaluar që vranë më shumë se 200 njerëz dhe lanë shumë të tjerë të zhdukur.
Një grup protestuesish u përleshën me policinë speciale jashtë bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale. Policia përdori shkopinj për t’i shtyrë prapa.
Udhëheqësi rajonal Carlos Mazon është nën presion të jashtëzakonshëm pasi administrata e tij nuk arriti të dërgonte në kohë paralajmërimet në celularët e qytetarëve dhe ata mbërritën vetëm disa orë pasi filluan përmbytjet natën e 29 tetorit. /rel