Sparkasse Bank me dy anëtarë të rinj të Bordit Drejtues

Sparkasse Bank me dy anëtarë të rinj të Bordit Drejtues

Sparkasse Bank ka zgjeruar ekipin e saj drejtues me dy anëtarë të rinj të Bordit Drejtues. Përveç Sanel Kusturicës si kryetar i Bordit Drejtues dhe Nina Nedanoskës në postin e nënkryetares së Bordit drejtues, Zlatica Civkaroski dhe Aleksandar Gjorjeviq janë anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Sparkase Banka. Duke prezantuar arritjet, Banka Sparkase konfirmoi pozicionin e saj në treg si një nga pesë bankat lider në vend.

Në vitin 2023, Banka Sparkase arriti rezultate historikisht të larta, të cilat tregojnë një rritje prej 47% të fitimit neto krahasuar me vitin e kaluar dhe një rritje në të gjitha segmentet e veprimtarisë së saj.

Gjithashtu, në kuadër të strategjisë së saj 5-vjeçare, Banka Sparkase ka shpallur cikle të fuqishme investimesh në teknologjitë e reja dhe zgjidhjet dixhitale, investime në infrastrukturë, investime në modernizimin dhe avancimin teknologjik të rrjetit të saj të shitjeve, por edhe investime të konsiderueshme kapitale, të cilat duhet të kapin shumën prej 60 milionë euro.

“Banka Sparkase është një shtytës i rëndësishëm i ekonomisë maqedonase dhe një partner i fortë i segmentit të korporatave dhe segmentit të popullsisë. Në këtë kontekst, dua të theksoj se viti 2023 ishte historikisht viti më i mirë për Sparkasse Bank. Vitin e mbyllëm me gjithsej asete prej 1.5 miliardë euro, ose 13.5% rritje krahasuar me vitin 2022. Kurora e të gjitha këtyre rezultateve të arritura është fitimi neto i realizuar prej 25 milionë euro, që është 47% më i lartë krahasuar me vitin 2022”, tha Sanell Kusturica, kryetar I Bordit drejtues tw Bankws Sparkase./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button