Escobar thotë se ka marrë garanci nga përfaqësuesit e VMRO-së se do t’i vazhdojnë integrimet evropiane

Escobar thotë se ka marrë garanci nga përfaqësuesit e VMRO-së se do t'i vazhdojnë integrimet evropiane

Gazetar: Lluka Andreev

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, është i bindur se qeveria e re në Maqedoni do t’i vazhdojë integrimet evropiane, shkruan Alsat.

Në një intervistë për Këshillin Atlantik, ai thotë se garanci të tillë ka marrë nga përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së.

I pyetur për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Eskobar u përgjigj se SHBA-të dhe BE-ja tashmë kanë shprehur qëndrim të qartë pas inaugurimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe presin, siç thotë ai, që Maqedonia e Veriut të jetë shtet anëtar i përkushtuar i NATO dhe të vazhdojë në rrugën evropiane.

“Ne morëm garanci nga të gjitha nivelet e kryesisë partiake të partisë kryesore që i fitoi zgjedhjet se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane. Në fakt ka një realizëm të shtuar se nuk ka alternativë tjetër. Besoj se do të shohim që rruga evropiane do të vazhdojë të jetë synimi kryesor politik i qeverisë së re”, tha Gabriel Eskobar – Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Së fundmi, në Shkup, nënsekretarja për diplomaci publike në Departamentin e Shtetit, Elizabeta Allen, në intervistë për sdk.mk, theksoi se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe është e zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka përdorur emri kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit. Ndërkohë nuk ndalen reagimet nga Athina zyrtare.

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis theksoi se rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE varet nga Marrëveshja e Prespës.

Në një intervistë për gazetën “Ekatimerini”, ai ka thënë se në rast të mosrespektimit të Marrëveshjes, Shkupi mbetet i izoluar, e jo Athina. Ai urdhëroi autoritetet e vendit t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të ndalojnë me manovrat e vogla politike. Më herët, presidentja Siljanovska, si dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kanë theksuar se në daljet e tyre publike do t’i drejtohen vendit vetëm si “Maqedoni”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button