Ambasadorja Shein dekoron me çmimin më të lartë të Danimarkës drejtorin e “Alkaloid” Zhivko Mukaetov

Ambasadorja Shein dekoron me çmimin më të lartë të Danimarkës drejtorin e “Alkaloid” Zhivko Mukaetov

Ambasadorja e Danimarkës në Maqedoni, Suzan Shein ka dekoruar drejtorin e Kompanisë farmaceutike “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov me çmimin më të lartë të Danimarkës, shkruan Alsat.

Me rastin e 30 vjetorit të përfaqësisë konsullore në Maqedoni, ambasadorja Shein tha se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta dhe se Danimarka do të vazhdojë të ndihmojmë Maqedoninë të përparojë në rrugën drejt BE-së.

Me këtë rast ajo falënderoi drejtorin e Alkaloid, Muaketov për profesionalizmin e tij si konsul i përgjithshëm i Danimarkës. Nga qershori i vitit 2023, Zhivko Mukaetov mban edhe postin e Konsullit të Mbretërisë së Norvegjisë.

“Në emër të Qeverisë daneze, falënderoj Mukaetovin për diplomacinë e tij të shkathët, përkushtimin e fortë dhe profesionalizmin e patëmetë si Konsull i Përgjithshëm. Krahas përvjetorit, Zhivko Mukaetov e dekorojmë nga Kalorës i Urdhrit të Flamurit Danez të cilin Mukaetov e mori në vitin 2016, në Kalorës të klasit të parë të Urdhrit të flamurit Danez. Ky nder i madh ishte një nga nderimet e fundit që iu dha Madhërisë së Saj Mbretëreshës Margaret II përpara se ajo të abdikonte nga froni në favor të djalit të saj, Madhërisë së Tij Mbretit Frederik X”, tha Suzan Shejn, ambasadore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button