Spasovski: As lojtarët më të mëdhenj nuk arritën të prishin bashkëjetesën në Kumanovë

Spasovski: As lojtarët më të mëdhenj nuk arritën të prishin bashkëjetesën në Kumanovë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur nga gazetari i Alsat, Adrian Kerimi rreth incidentit në Kumanovë, u shpreh se Kumanova shërben si shembull për bashkëjetesë dhe se këtë bashkëjetesë nuk kanë mundur t’i prishin as lojtarë më të mëdhenj.

“Atë që e dha si informatë SPB-ja, që dje është zgjidhur ky rast, bëhet fjalë për një grup huliganësh. Unë pres që institucionet e ndjekjes do të jenë rigoroz në këtë pjesë dhe do të sjellin sanksione. Në Kumanovë edhe lojtarë më të mëdhenj nuk kanë arritur që të prishin bashkëjetesën në Kumanovë. Të gjithë ne që jetojmë në Kumanovë dimë shumë mirë që të respektohemi mes vete, pa dallim se a bëhet fjalë për shqiptarë, maqedonas, turq, vlleh sepse Kumanova paraqet një Maqedoni të vogël dhe kjo nuk do të ndodh sepse qytetarët respektojnë njëri tjetrin. Kur të përfundoj i tërë procesi do të del në pah se kujt i kanë shërbyer këta huliganë”, deklaroi Spasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button