Bajden: Raketat mund të mos jenë nga Rusia, hetime të plota para se të veprojmë

Bajden: Raketat mund të mos jenë nga Rusia, hetime të plota para se të veprojmë

Raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden. I pyetur nëse është herët të thuhet se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia, Biden në një takim urgjent me liderët e G7 dhe NATO-s në Indonezi tha:

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, tha Xho Bajden, president i SHBA-së.

Ndërkohë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, te ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se ka më shumti gjasa të ketë qenë vetëm një fatkeqësi. Ai shtoi se besohet që raketa që goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën. Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët.

“Kam zhvilluar një sërë konsultimesh ndërkombëtare, duke filluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me Presidentin e SHBA Xho Bajden, një bisedë shumë e rëndësishme. SHBA është aleati ynë kryesor, ushtria më e fuqishme në botë. Ju siguroj të gjithëve Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë me ne. Të njëjtat fjalë kam dëgjuar edhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe Sunak”, u shpreh Anzhej Duda, president i Polonisë.

Rusia mohoi se raketat e saj kishin goditur territorin polak, duke thënë se raportet ishin “një provokim i qëllimshëm” për të përshkallëzuar situatën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet e saj në Ukrainë një ditë më parë ishin jo më afër se 35 kilometra nga kufiri polak./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button