Spasovski: Ekzistojnë struktura që dëshirojnë tensione më 4 shkurt

Spasovski: Ekzistojnë struktura që dëshirojnë tensione më 4 shkurt

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat deklaroi se ekzistojnë struktura të caktuara të cilat dëshirojnë që në shënimin e nesërm të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, të krijojnë tensione. Sipas tij, MPB-ja do të ndërmerr të gjitha masat që ky manifestim të kaloj në mënyrë sa më dinjitoze, shkruan Alsat.

“Ekzistojnë struktura të tilla të cilat nuk do të dëshironin që të kemi një shënim të qetë të këtij përvjetori, dëshirojnë që sërish të krijohen tensione, dhe në një far forme këto struktura radikale këtë e bëjnë për qëllime të tyre”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button