Spasovski: MPB po punon për gjetjen e të arratisurit Sasho Mijallkov

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp tha se ministria që ai drejton po merr të gjitha masat për siç tha ai gjetjen e të arratisurit Sasho Mijallkov.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar biseda me 10 persona, në mesin e të cilëve pjesëtarë të familjes dhe sigurimit. Janë marrë telefona, dokumente dhe pajisje tjera. Më lejoni që të hedh poshtë kategorikisht të gjitha shpekulimet për çfardo marrëveshje. MPB ka marrë të gjitha masat në dispozicion për të siguruar të arratisurin dhe aktivisht punon në gjetjen e të arratisurit dhe dorëzimin para drejtësisë”, tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski tha se sipas informacioneve të deri tanishme, Mijallkov është ende brenda shtetit.

“Vlerësimet tona dhe analizat tona flasin se Mijallkovi akoma është në shtet dhe gjithsesi se po punojmë për gjetjen e tij dhe nxjerrjen e tij para ligjit”, tha Spasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button